E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Aksident në Fushë-Bulqizë/ 30-vjeçari i dehur me motor përplaset me makinën

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një aksidenti që shkaktoi në aksin rrugor Fushë-Bulqizë.

I riu në gjendje të dehur teksa po lëvizte me motor u përplas me një makinë.

I lënduar përveç tij mbeti edhe pasagjeri që ndodhej në makinë- fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M.K., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar një motomjet në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi A.C.

Si pasojë e përplasjes, mbeti i lënduar shtetasi M.K., si dhe një pasagjer që udhëtonte me shtetasin A.C., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit