E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Martanesh, protestë për ndalimin e ndërtimit të një HEC-i

Banorët e Njësisë Administrative Martanesh, në Bulqizë, protestuan kundër punimeve për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve, që po kryhen nga kompania “Teodori 2003”.

Ata paralajmëruan se rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore në katër fshatra të zonës rrezikojnë të mbeten pa ujë vaditës, ndërsa pa furnizim me ujë do të mbeten edhe disa HEC-e që shfrytëzojnë rrjedhën aktuale.

Protestuesit e krahasuan devijimin e ujit me këputjen e damarëve jetësorë të trupit të nejriut. Projekti që ata kundërshtojnë parashikon ndërtimin e një tuneli nëntokësor për të devijuar ujërat e Liqenit të Sopeve drejt Liqenit të Zi të Valikardhës, për t’u shfrytëzuar nga HEC-i në pronësi të kompanisë “Teodori 2003”.

Ky nuk është reagimi i parë i banorëve të Martaneshit kundër ndërhyrjes në Liqenin e Sopeve. Në vitin 2015 ata u ngritën në protestë për të kundërshtuar devijimin e ujërave drejt Drinit të Zi.

Edhe atëherë, argumenti kryesor ishte se liqeni përbën burim jetik për ujin e pijshëm dhe vaditës për katër fshatra të zonës, dhe se çdo ndryshim në rrjedhën natyrore do të sillte pasoja të rënda ekologjike e shoqërore.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit