Të enjten, më datë 18 shtator 2025, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të prezantohet qeveria e re dhe programi qeverisës për mandatin e katërt.
Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka firmosur dekretin për zhvillimin e seancës plenare.
URDHËR Nr. 6, datë 16.9.2025 Tiranë, më 8.09.2025 PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 18.9.2025, ORA 10:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 27/1, pikat 2 dhe 3, dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës dhe bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës,
URDHËROJ:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.9.2025, ora 10:00.
II. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 6, datë 16.9.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. (Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 110, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).