E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Rruga nacionale në Shupenzë, ankohen drejtuesit e mjeteve

Banorë të fshatrave të Shupenzës por jo vetëm që përdorin aksin e vjetër nga Ura e Çerenecit deri tek ura e Topojanit ankohen për gjendjen e degraduar të këtij aksi. Sipas drejtuesve të automjeteve që kur është hapur për qarkullim rruga e Arbrit që kalon nga fshati Gjoricë, aksi i mëparshëm nacional ështqë lënë pasdore.

Kjo rrugë vijon të jetë përgjegjësi e Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili e ka dhënë për mirëmbajtje në kontratën B të Rajonit Qëndror Verilindor. Për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës, firma mirëmbajtëse vetëm pret bimësinë anash rrugës si dhe nuk bën asgjë më shumë.

Mbushja e gropave në asfalt bëhet me zhavor, duke vënë në rrezik jetën e të gjithë drejtuesve të automjeteve.

Ata kërkojnë që autoritetet të kërkojnë llogari ndaj kompanisë e cila merr qindra milion lekë për të mirëmbajtur këtë rrugë.

Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe disa segmente të tjera të aksit nacional Skuraj – Peshkopi ku gropat në asfalt mbushen me zhavor e në disa raste hidhet asfalti jashtë çdo standarti.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit