E enjte, 18 Shtator, 2025

E rëndë! Rrëzohet nga lartësia, humb jetën 40-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje” në Shkodër.

Një 40-vjeçar dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dhe si pasojë është rrëzuar nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit