E premte, 19 Shtator, 2025

“Akt hakmarrje politike”/ Xhelal Mziu reagon për herë të parë publikisht pas shpërthimit me eksploziv në banesën e tij

Deputeti demokrat Xhelal Mziu e ka cilësuar si një akt hakmarrjeje politike shpërthimin me eksploziv të ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën e tij në Kodër-Kamëz.

Në një deklaratë së bashku me kreun e PD, Sali Berisha, Mziu u shpreh se ngjarja nuk është rastësore dhe sipas tij përfaqëson një sinjal të qartë nga qeveria, për të frikësuar dhe goditur zërat opozitarë.

Mziu theksoi se nuk ka konflikte personale, borxhe apo çështje të hapura, duke përjashtuar çdo motiv tjetër përveç politikës.

“Mbrëmë rreth orës 1 pa 5 pranë shtëpisë time në Kodër Kamëz, pati një shpërthim eksplozivi, falë zotit nuk pati dëmtime në njerëz. Isha unë me familjet. E kanë dëgjuar këtë shpërthim. Pati dëme materiale, por jam i gëzuar që nuk pati dëme në njerëz. Nuk kam asnjë konflikti me askënd.

Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. E shoh këtë si një akt politik, është sinjal për të treguar që nuk mundet të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Përvecse hakmarrje politike, nuk mund ta konsideroj asgjë”, tha Mziu.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit