E premte, 19 Shtator, 2025

Debati për “Topin e Artë”, ish-ylli i Barcelonës nuk ka dyshime: Ja kush e fiton mes Jamalit dhe Dembelesë

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” për vitin 2025 është shum afër dhe debati mbi fituesin e mundshëm po nxehet. Një legjendë e vërtetë e futbollit si Tieri Henri ka marrë një qëndrim të qartë.

Tani një konsulent sportiv për CBS, ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës nuk hezitoi të emëronte favoritin e tij të qartë. “Topi i Artë” duhet t’i shkojë Ousmane Dembelesë.

Ndërsa të tjerë, si kolegu i tij Xhemie Karragher, sugjerojnë një listë të ngushtë prej gjashtë kandidatësh (Dembele, Hakimi, Mbape, Rafinja, Salah dhe Jamal), Henri dërgoi një mesazh të qartë, duke e ngushtuar zgjedhjen në vetëm një emër.

Sezoni i Dembele ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm, i mbushur me suksese individuale dhe ekipore. Me PSG-në, ai fitoi Ligën e Kampioneve, Ligue 1, Kupën e Francës, Trofeun e Klubeve Kampione Evropiane dhe Superkupën Evropiane. Një listë mbresëlënëse arritjesh, e plotësuar nga statistikat e tij personale marramendëse: 33 gola dhe 13 asiste në 49 ndeshje gjithsej. Një vit për t’u mbajtur mend, i cili, sipas Henrit e bën atë kandidatin kryesor për çmimin më të lakmuar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit