E hënë, 22 Shtator, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ “S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Dashamir Shehi: Alimehmeti dhe Tabaku…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se përballë Ogerta Manastirliut, ka disa kandidatura të mira nga PD-ja.

Shehi theksoi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë personazhe të dashura për qytetarët e Tiranës, pasi e treguan votat që morën në zgjedhje.

“Alimehmeti dhe Tabaku dhanë një sinjal që kanë simpati. Janë të rinj dhe kanë dije. Ti s’mund të marrësh një që ka zbritur nga fshati atje… mund të jenë milionerë por…Do të mbështetja këta të rinj. Edhe Lapaj do e mbështesja. Nuk është personazh i Tiranës, por prodhoi diçka. Por i ranë pak me shkelm, si puna lopës, atij qumështit.”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit