E hënë, 22 Shtator, 2025

Vendimi/ Abuzimi i 16-vjeçares në Këlcyrë, gjykata lë në burg njerkun polic dhe 2 shantazhuesit

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg I.P, K.P dhe P.B ky i fundit punonjës policie dhe njëkohesisht njerku i 16 vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për tre vite rresht.

Fillimisht ka qenë prokurorja Denisa Plaku ajo që ka paraqitur provat e deritanishme të ofruara nga OPGJ dhe AMP për personat e arrestuar duke shtjelluar dhe argumentuar rolin e të tre personave në këtë ngjarje.

Në bazë të dëshmive të dhëna në polici dhe në bazë të komunikimeve në celular mes të miturës dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje sidomos me A.A polici ende në arrati, bëhet e qartë se personat që janë arrestuar për veprat penale të ngacmimit seksual me të mitur dhe kanosje.

Nga ana tjeter, avokatët mbrojtës të tre të pandehurve, kërkuan masë më të lehtë për klientet e tyre pasi nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Pas gjithe pretendimeve te avokateve mbrojtes, ne fund gjykatesja e çeshtjet Nertila Pêrralla ka vendosur arrest ne burg per I.P, K.P dhe njerkun e 16 vjeçares policin P. B, nderkohe qe e njejta mase eshte dhene ne mugese edhe per A.A.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit