E martë, 23 Shtator, 2025

Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, vrasja e Renis Dobrës, i kalon SPAK

Pasi është dhënë masa e sigurisë arrest me burg ndaj dy të arrestuarve të fundit vëllezërve Kristi e Aleksandër Bushgjokaj, si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, gjykata e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Dibër ka shpallur moskompetencë.

Nëse miratohet kërkesa dhe ngjarja plotëson kushtet për tu trajtuar nga Prokuroria e posaçme, hetimet dhe gjykimi i të arrestuarve do të bëhet nga SPAK dhe GJKKO.

Nga hetimet është zbuluar se për të kryer vrasjen, vëllezërit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri kanë marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës.

Përmes kësaj skeme shpresonin të ishin të vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet. Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in, por nuk kanë mundur. Pasi policia identifikoi automjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale për eliminimin e 23-vjeçarit.

Pasi e vranë, autorët e futën trupin e 23-vjeçarit në makinë dhe e hodhën në Liqenin e Shkopetit me qëllim për të fshehur ngjarjen, por trupi i pajetë i të riut mbeti pak pa rënë në breg, ndërsa mjeti përfundoi në ujë. Për shkak të dinamikës dhe përfshirjes së shumë personave, rasti pritet të zbardhet nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit