E martë, 23 Shtator, 2025

Ngjarja e rëndë: Sherr me thika mes infermierëve tek spitali “Shefqet Ndroqi”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Dy infermierë në këtë spital janë përleshur me thika.

Infermierët kanë qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. dhe janë konfliktuar brenda spitalit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit