Përveç babait të Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, i cili foli me tone të forta për padrejtësinë, në rrjetet sociale u bë viral edhe mesazhi i dashurisë nga partnerja e tij, këngëtarja argjentinase Nicki Nicole.
Artistja 25-vjeçare postoi një dedikim të shkurtër, por plot emocion në “Instagram Stories” për 18-vjeçarin e Barcelonës: “Ylli im. Të dua”, shkroi ajo përpara më shumë se 22,7 milionë ndjekësve të saj.
Nicki Nicole, e cila nuk ishte e pranishme në galanë e zhvilluar në “Théâtre du Châtelet” në Paris, ka pranuar për herë të parë publikisht se është thellësisht e dashuruar me futbollistin spanjol: “Jam shumë e dashuruar, shumë e lumtur dhe e qetë…
Ai më ka mësuar të them ‘t’estimo’ në gjuhën katalanase”, rrëfeu ajo muajin e kaluar. Historia e tyre e dashurisë u bë publike në gusht 2025, kur Yamal i uroi publikisht ditëlindjen këngëtares.