Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në një subjekt minerar në Bulqizë, ku një punëtor ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një aksidenti gjatë punës.
Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga autoritetet, rreth orës 11:30, shtetasi K.D., rreth 38 vjeç, është aksidentuar brenda ambjenteve të subjektit minerar ku ishte i punësuar, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.