E enjte, 30 Tetor, 2025

Bulqizë/ U aksidentua gjatë punës, ndërron jetë minatori (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:30, në minierën e Bulqizës.

Viktima është identifikuar si Kujtim Dangri, 38 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës ‘True L’.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta.

“Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., 38-vjeç, punonjës në këtë subjekt”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit