Mbështesit e Muxhahedinëve dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u mblodhën përballë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të shprehur mbështetjen për “Opsionin e Tretë” të Maryam Rajavi dhe përmbysjen e regjimit të
Gjenerali Tod Wolters, ish-komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, i pranishem ne kete tubim, në fjalimin e tij theksoi: “Ne kemi dhe kemi pasur një alternativë të qartë demokratike: Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe Plani me Dhjetë Pika i zonjës Rajavi, që përfaqëson luftën për lirinë, drejtësinë dhe demokracinë e Iranit.”
Gjithashtu, senatori Sam Brownback, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara për lirinë fetare, duke lavdëruar rezistencën e popullit iranian tha: “Regjimi ka më shumë frikë nga populli i vet sesa nga çdo armik i jashtëm. Ky është një revolucion i udhëhequr nga gratë dhe një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë që ka legjitimitet të vërtetë.”
Ndërkaq ambasadorja Carla Sands, duke iu referuar zbulimeve historike të Organizatës së Muxhahedinëve, tha: “Ata jo vetëm që kanë qëndruar të palëkundur kundër dy tiranive, Shahut dhe Mullave, por ishin të parët që zbuluan programin e fshehtë të armëve bërthamore të regjimit. Guximi i tyre ka pasur një rol jetik në informimin e botës.
Maryam Rajavi, në mesazhin e saj drejtuar të pranishmëve, tha: “Ju jeni zëri i vërtetë i popullit iranian. Ky regjim duhet të largohet dhe e ardhmja e Iranit i përket popullit; as mullave, as Shahut. Ne duam sovranitetin e popullit – vetëm këto dy fjalë! Republikën e popullit.”