Qeveria shqiptare ka bërë emërime të rëndësishme këtë të enjte në ekzekutiv.
Tre zonja janë emëruar zëvendësministre. Kështu, Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë.
Ndërsa, Edona Bilali është emëruar zëvendës ministre tek Infrastruktura.
‘Lëvizja’ më surprizë ka qenë ajo e Silva Cakës, e cila nga këshilltare e Partisë së Lirisë, është emëruar zëvendësministre e Brendshme.
Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë.
Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.