Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Venezuelën veriperëndimore të dielën , tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Epiqendra ishte 24 kilometra në lindje-verilindje të Mene Grande dhe thellësia fokale u vlerësua në rreth 8 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Cabello citoi institutin sizmologjik të Venezuelës (Funvisis): “Ishte një tërmet me magnitudë 5.4”, tha Cabello, “pa dëme të konsiderueshme në ndërtesa” dhe kjo për shkak të “cilësisë së ndërtimit në Venezuelë”.
Agjencia gjeologjike e Kolumbisë fqinje tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.1 ballësh dhe u ndje në vend dhe në disa ishuj të Karaibeve.
Tërmeti tronditi ndërtesat në Karakas dhe Marakaibo, ndër të tjera, sipas gazetarëve dhe banorëve të AFP.
Venezuela, ku rreth 80% e popullsisë jeton në zona me rrezik të lartë tërmetesh, nuk ka përjetuar një tërmet të madh që nga ai në Cariaco në vitin 1997, kur vdiqën 73 persona. Në vitin 1967, një tërmet me magnitudë 6.5 ballësh në Karakas vrau 283 persona.