E enjte, 9 Tetor, 2025

Fushë-Bulqizë: Rrugë e re drejt Lepurakes, por muri mbajtës pa hekur ngre shqetësime

Në Fushë-Bulqizë po vijojnë punimet për hapjen e rrugës që lidh qendrën me lagjen Lepurake, një investim i rëndësishëm për qarkullimin e banorëve të zonësm

Gjatë punimeve, është vërejtur se një mur mbajtës i ngritur pranë një banese është ndërtuar pa hekur (armatime), gjë që ka ngjallur shqetësim te banorët.

Njëri prej tyre, “Arjan Balla, tha se rruga është e nevojshme dhe e mirëpritur, por kërkoi më shumë kujdes në cilësinë e punimeve.

Punimet duhet të bëhen me standardet e duhura.

Një mur pa hekur nuk ka siguri të plotë Sipas tij, mungesa e hekurit në murin mbajtës mund të ndikojë në sigurinë e tij në të ardhmen.” /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit