E enjte, 9 Tetor, 2025

Pesjaka me probleme, Banorët: nuk do të votojmë më kurrë

Janë vetëm 500 metra rrugë nga rruga nacionale Maqellarë – Peshkopi, por gjendja është e degraduar.

Banorët e fshatit Pesjakë janë të indinjuar me autoritetet vendore pasi prej 35 vitesh po mashtrohen si nga e majta ashtu edhe nga e djathta.

Banorët shprehen se në këtë rrugë nuk është bërë asnjëherë investim i mirëfilltë në të ndërsa e vetmja urë që po ndërtohet kohët e fundit nuk është në parametrat e kërkuar.

Banorët deklarojnë se sa herë ka fushata elektorale mbushen me premtime të shumta, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, por pasi mbarojnë zgjedhjet askush nuk shkon më aty t’i pyes për hallet dhe problemet që kanë.

Banorët deklarojnë se nëse nuk do të ketë zgjidhje për rrugën e tyre, atëherë do të bojkotojnë çdo lloj votimesh qofshin për bashki apo për deputet.

Mungesa e kanaleve kulluese në Pesjakë bën që sa herë ka reshje shirash uji të vërshojë në rrugë duke e dëmtuar atë dhe duke e bërë gati të pakalueshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit