Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu nga Kuvendi sulmoi maxhorancën se po lejon vijimin e punës si normalisht në Kuvend. Ai tha se po shkelet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.
“Nuk ka ndodhur në asnjëherë që në 11 legjislaturat, nuk është votëbesuar qeveria, nuk është bërë debat për qeverisjen 4-vjeçare.
Përgjegjësia është e juaja dhe ne nuk po futemi në shinat e parlamentit. Nuk kemi zhvilluar seanca siç ka qenë historiku i vitit të kaluar.
Një herë i bëni seancat të hënën, një herë të mërkurën, një herë të premten, ky është informalitet.
Ajo çka ka ndodhur gjatë këtyre ditëve është se nuk ka pasur debat. Informaliteti i kësaj qeverie është se jo vetëm që nuk kemi rregullore, përdorni si instrument atë.”, tha ai.