Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimate në relievet malore, në verilindje e juglindje të territorit.
Temperatura më e lartë do shënojë 26°C, në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier, ndërsa më e ulëta 8°C, në Bajram Curri dhe Korçë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.