Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.
Mësohet se një vajzë e vogël 2 vjeçe ka rënë në një enë me ujë të nxehtë.
Fillimisht familjarët e kanë çuar atë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, e mitura është transportuar me urgjencë në QSUT, ku dhe ndodhet aktualisht.
“Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT”, njoftoj policia.