E premte, 10 Tetor, 2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, zbulohen tre emrat potencialë të opozitës si kandidatë. Janë jashtë politikës!

Tre janë emrat potenciale të cilët janë diskutuar sot në mbledhjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe aleatëve, nga të cilët mund të zgjidhet kandidati i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.

Opozita ka rënë dakord deri tani parimisht për tre emra, kandidate potenciale për Bashkinë e Tiranës, Edlira Cepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.

Takimi ka përfunduar vetëm pak më parë, ndërsa në deklaratat për mediat, Belind Këlliçi, Ilir Alimenhmeti dhe deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, kanë bërë me dije se është rënë unanimisht dakord për faktin që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit