Një grua humbi jetën këtë të enjte në Devoll, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.
Sipas policisë, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën. Në njërën prej tyre udhëtonin dy gra. Viktima është një 41-vjeçare, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Rrethanat e aksidentit të rëndë momentalisht nuk dihen; në vendin e ngjarjes ndodhet policia.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor ‘Bilisht–Kapshticë’, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë, ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim të policisë së Devollit.