Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Autoritetet lokale raportojnë se situata mbetet nën kontroll dhe nuk është shënuar asnjë emergjencë në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has.
Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme dhe lëvizja e mjeteve po kryhet normalisht. Në disa segmente rrugore janë shënuar rrëshqitje të vogla inertesh dhe gurësh, por si rezultat i punës së bërë nga subjektet kontraktore janë kthyer në normalitet.
“Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 02.10.2025 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Ka patur rënie inertesh dhe gurë në disa segmente rrugore, por si rezultat i punës së bërë nga subjektet kontraktore janë kthyer në normalitet.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.