E enjte, 9 Tetor, 2025

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, parashikimi për këtë të premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300 metër mbi nivelin e detit.

🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s.

🌊 Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit