E enjte, 9 Tetor, 2025

Ramazan Çollaku: Dëmi tashmë është bërë, gjithë fëmijët në emigracion

Në ato fshatra ku infrastruktura rrugore, uji i pijshëm dhe uji vaditës nuk janë problem, problem mbetet mungesa e banorëve. Në fshatin Grazhdan të Maqellarës, thuajse të gjithë të rinjtë janë larguar nga fshati.

Kjo është dhimbja më e madhe për banorët që kanë mbetur aty. Ramazan Çollaku thotë se nga njëra anë është dhimbje për mungesën e fëmijëve, por nga ana tjetër, nëse nuk është emigracioni atëherë nuk mund ta përballojnë jetesën.

73-vjeçari Ramazan Çollaku thotë se pensioni që merr ai këtu është jashtëzakonisht i ulët dhe se kur e ka treguar vlerën e këtij pensioni në Itali, ku ka dhe fëmijët e tij, adminstrata e huaj është çuditur.

Nga ana tjetër Çollaku thotë se pensionistët e fshatit janë më të diskriminuarit pasi marrin më minimumin e mundshëm. Ndaj sipas tij fshatrat po braktisen jo vetëm nga të rinjtë por edhe pensionistët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit