Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Maqellarë, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasja Xh.K., 21 vjeçe, banuese në Maqellarë, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar të miturën, e cila është dërguar menjëherë në spital.
Fatmirësisht, burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ku ka nisur procedimi penal ndaj drejtueses së automjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.