Pas tre muajsh në gjendje kome, ka ndërruar jetë Arjan Kraja. Kraja shpëtoi nga mbytja 2 fëmijë në plazhin e Velipojës gjatë sezonit turistik.
Teksa pa dy të miturit që rrezikonin të mbyteshin, Arjan Kraja nuk hezitoi për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua duke përfunduar në koma.
Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Krajës, ka reaguar dhe ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), ku Arjan Kraja prej vitesh ka qenë shef i grupit.
Në postimin e tyre shkruhet: Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes #OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.
•Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.
•Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.