E martë, 14 Tetor, 2025

Tramp nënshkruan planin e paqes për Gazën: U deshën 3000 vjet

Donald Trump nënshkroi planin e paqes për Gazën gjatë samitit me liderët rajonalë në Sharm el-Sheikh, duke e quajtur një nënshkrim shumë të rëndësishëm. Ai tha:

“Kjo na mori 3,000 vjet, a mund ta besoni? Do të qëndrojë. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën.”
Trump tha se marrëveshja është kaq e madhe sa mund të shmangë një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme. Pas tij, firmën e vendosën edhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Trump falënderoi stafin dhe ndihmësit për suksesin e marrëveshjes, duke theksuar talentin e jashtëzakonshëm të ekipit dhe vendet e përfaqësuara në tryezë.

Nuk është ende e qartë detajisht çfarë përmban dokumenti, por Trump tha se do të mbajë një fjalim para takimeve private me liderët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit