E hënë, 27 Tetor, 2025

Tragjike në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë nga vëllai i tij në dhomën e gjumit. Mister arsyet (EMRI)

Tragjik ka rezultuar fati i një 19-vjeçari shqiptar, i cili është gjetur i pajetë në dhomën e tij. Tragjedia ndodhi ditën e premte në Provincën e Pistoias. Kur vëllai i të riut hyri në dhomën e tij, e gjeti 19-vjeçarin të rrëzuar përtokë dhe pa ndjenja.

Vdekja e Flavio Saraçit ishte aq e papritur sa është aktualisht e pashpjegueshme, pasi i riu merrej me sporte dhe nuk kishte probleme shëndetësore. Ndërkohë, kjo është humbja e dytë serioze brenda vetëm pak ditësh që godet Masotti-n, një fshat në Serravalle Pistoiese, me vdekjen e një të riu në lulen e jetës, më pak se një javë pas aksidentit fatal që vrau 17-vjeçarin Matteo Duçeschi. Të dy jetonin në fshatin në provincën e Pistoia-s.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, rreth orës 6 të mbrëmjes. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo, por mjekët mundën vetëm të konfirmonin se nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për Flavion, duke i lënë prindërit e tij, të shkatërruar nga një tragjedi kaq e rëndë. Flavio Saraçi ndoqi shkollën e mesme të shkencave të aplikuara në Institutin Filippo Pacini në Pistoia, ku u diplomua vitin e kaluar.

Ata që e njihnin e përshkruanin si një të ri të gjatë dhe atletik, i cili merrej me sporte dhe kishte një personalitet të qetë dhe të rezervuar. Do të jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi shkakun e vdekjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit