E enjte, 28 Mars, 2024

Bamir Topi ne Peshkopi

Peshkopi/ FRD, Topi: Situata politike e paqartë, ekonomia blozë.
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, gjatë një takimi të zhvilluar në Peshkopi me anëtarë dhe simpatizanë të FRD-së, ka deklaruar se situate politike aktuale në vendin tonë është e paqartë dhe ekonomia blozë. Kjo u deklarua prej tij në një takim që ai ka zhvilluar gjatë ditës së sotme me strukturat e kësaj partie në Peshkopi. Në këtë takim ai shoqërohej edhe nga nënkryetari I kësaj partie Gazmend Oketa dhe sekretarët Sali Shehu dhe Demir Gjergji. Takimin e hapi kryetari I degës së FRD-së Dibër, Hajrulla Nikolli, I cili pasi falenderoi kryetarin Topi për pjesmarrjen, e ftoi atë për të mbajtur fjalën e rastit. Në fjalën e tij Topi u tregua skeptic me administrimin e zgjedhjeve të pritshme locale, nga ana e KQZ-së, e cila sipas tij u vlerësua si product I politikës. –“Media duket se I ka bashkuar dy partitë politike që mbajnë peng vendin. Si argument për këtë konstatim të tij ai solli në vëmendje padinë e bërë me shumë bujë nga ana e MM, e cila çoi Imamin në Prokurori, ndërkohë që sot tërheq padinë. Një situatë e tillë konfliktuale politike është pasqyruar edhe në ekonomi e cila padyshim që është në krizë. – Shikoni, vijoi në fjalën e tij Topi, ora 11.30 minuta dhe bulevardin e Peshkopisë e pashë të mbushur plot me njerëz që bënin xhiro, pasi janë të papunë. Njerzit vazhdojnë të mbajnë shpresat tek politika e cila në vazhdimësi I mashtron ata. Ndaj u bëj një thirrje nga Peshkopia, ridimensiononi vështrimin tuaj politik. Mos u shkoni mbrapa PS-së dhe PD-së, që politika të mos mbetet domen I dy-tre vetëve, që pastaj edhe ekonomia të mos mbetet domen I dy-tre monopoleve. Ndërkohë Topi iu drejtua pjesmarrësve në këtë takim, që të përgatiten seriozisht për zgjedhjet e ardhshme vendore për bashki. Ndërsa për sa I takon mënyrës se si FRD-ja do hyjë e përfaqësohet në këto zgjedhje, Topi tha se për momentin nuk mund të flasim. Por, brënda moralit tonë që përfaqësojmë, ju garantoj se ne si forcë politike do të përfaqësohemi në këto zgjedhje me përfaqësuesit më të denjë të partisë.

 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit