E shtunë, 27 Korrik, 2024

Bulqizë, nis rikonstruksioni I Shkollës 9-Vjeçare “Xhevdet Doda”


Këto ditë, me një fond investimi prej 53 milion lekë të rinj, ka nisur rikonstruksioni I plotë I Shkollës 9-Vjeçare “Xhevdet Doda” në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës. Kjo shkollë e para e këtij lloi në qytetin minator të Bulqizës, nuk ka njohur rikonstruksion të plotë, që nga ndërtimi I saj. Ka qenë një premtim I kryetarit aktual të bashkisë Bulqizë, zotit Myfit Duriçi, I cili me marrjen e mandatit para gati dy viteve, premtoi një gjë të tillë, e cila po bëhet realitet gjatë këtyre ditëve.
Siç edhe shprehet kryetari i bashkisë, e veçanta e këtij investimi është plotësia e tij, që lidhet jo vetëm me rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle, I cili ishte bërë I dodmosdoshëm nisur edhe nga kohëzgjatja ndër vite e mungesës së tij, ku përfshihen gjithë elementet përbërës si sovatime brënda e jashtë, sistemi hidraulik e elektrik, dyer, dritare, etj, por kjo plotësi lidhet edhe me ndërtimin e palestrës, nyjeve sanitare, sistemimi I oborrit, rrethimit të shkollës dhe më e rëndësishmja ajo e montimit të sistemit të ngrohjes me anë të kaldajës e para e këtij lloi në shkollat e qytetit. Kompania tenderuese “Krajli shpk”, premton që punimet jo vetëm që do të përfundojnë në kohën e duhur, por edhe do jenë tejet cilësore

Artikuj te ngjashem

Me te fundit