E premte, 19 Prill, 2024

FAMILJA AGO NË KËRKIM TË PENSIONIT SOCIAL


Ata janë bashkëshort, por kanë edhe një gjë të përbashkët. Të dy vuajnë nga e njëjta sëmundje, por kanë sjellë në jetë edhe dy fëmijë. Kjo është familja Ago në qytetin e Burrelit e cila prej muaj sorollatet në zyrat e shtetit në kërkim të të drejtës së tyre. Kryefamiljari Zamir Ago, në një intervistë të dhënë për Bulqiza Tv, shprehet se prej muajsh troket në dyert e sigurimeve shoqërore dhe në ato të Bashkisë Burrel në kërkim të një zgjidhjeje për problemin e tyre. Të shoqëruar edhe nga dy fëmiljët e vegjël, familja Ago rend çdo ditë dhe në kohën e lodhjes pushon në lulishtet e qytetit. I gjendur në një situatë të tillë dhe me vetëm 4 mijë lekë të reja ndihmë ekonomike, kryefamiljari Zamir Ago, thotë se nuk mund të përballojë asgjë, pasi edhe dhomën në të cilën jetojnë, e ka me qera 5 mijë lekë të reja në muaj. Ago shprehet se është future borxh deri në fyt, për të siguruar një kafshatë bukë. Për pensionin social, Zamiri tha se kempi i Burrelit e ka dërguar në Tiranë, ndërsa ai i Tiranës i është shprehur që nuk ka nevojë të shkoj atje pasi pensionin mund të ja lidhë kempi i Burrelit:
Ndërsa bashkëshortja Hasie Ago, me lot në sy shpreh dhimbjen e saj. Ajo thotë se as dy fëmijët e vegjël nuk i çon dot në kopësht pasi nuk mund të paguajë tarifën. Hasia thotë se jetojnë me lëmoshën e të tjerëve dhe borxhe kush tju japë:
Ata kërkojnë që të mos sorollaten sa në kempin epror social në Tiranë e sa në kempin social në Burrel, por tju lidhet pensioni pasi nuk mund të jetojnë me aq pak të ardhura, kur të dy janë invalid.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit