E diel, 5 Maj, 2024

NDODH EDHE KËSHTU: “TË DJEGËSH PYLLIN, PËR TË DJEGUR MBETURINAT”

Çështja e rënies së zjarreve në sipërfaqet pyjore ende mbetet një problem për drejtuesit e shërbimit pyjor dhe ato të rendit. Ndonëse në të shumtën e rasteve këto zjarre raportohen si aksidentale, ka edhe nga ata që vihen me vetëdije nga persona me probleme psikike. Një rast i tillë, ndodhi një ditë më parë në masivin pyjor në Qafën e Buallit. Një person që në dukje dallon si me probleme mendore, i ka vënë zjarrin masivit të pishave, me arsyetimin se po digjte disa mbeturina që ishin hedhur aty pranë. Në këtë rast, i riu pretendon se zjarri mund të fiket vetë, ndërkohë që flakët përfshijnë pemët halore:
Instancat përkatëse duhet të tregojnë më shumë kujdes ndaj personave të tillë, që për fatin e keq të të gjithëve, i gjejmë si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit