E enjte, 25 Prill, 2024

MJEKU HASAN LLESHI, “QYTETAR NDERI” I BASHKISË PESHKOPI

Me propozimin e Drejtorit të Spitalit Rajonal Peshkopi, Beqir Biçi, Këshilli i Bashkisë Peshkopi, vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi”, mjekun pediatër Hasan Lleshi. Drejtori i Siptalit Rajonal, Beqir Biçi për propozimin e tij, ndaj këshillit bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë Ilir Korsi, e ka bazuar në kontributin e doktor Hasanit në fushën e pediatrisë për 42 vite me radhë. në fjalën e tij, Drejtori Bici, tha se cilësitë profesionale e njerëzore të doktor Hasan Lleshit, janë një shembull për tu ndjekur nga të gjithë mjekët e tjerë Ndërsa titullin “Qytetar Nderi” të Bashkisë Peshkopi, në emër të këshillit dhe insitucionit që ai drejton ja dorëzoi kryetari i Bashkisë Ilir Krosi. ky i fundit vlerësoi figurën dhe kontributin e mjekut Hasan Lleshi dhe u shpreh se Këshilli Bashkiak dhe bashkia, ndjehen krenare që japin një titull të tillë Ndërsa vetë mjeku pediatër, Hasan Lleshi, falenderoi iniciatorët për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” dhe këshillin bashkiak Në ceremoninë e dhënies së këtij titulli nderi, morën pjesë kolegë mjekë nga Peshkopia e Bulqiza.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit