E premte, 26 Prill, 2024

Fushe-Bulqize, familja Doga jetese ne kushtet e varferise ekstreme.

Kamera e TVBulqizes, eshte rikthyer ne Fush-Bulqize, ne familjen e Ferit dhe Luljeta Doga, te cilet vuajne nga probleme te shendetit mendor, ku per pasoje femilja e çiftit te bashkeshorteve dhe dy femijeve te tyre, jeton ne kushtet e varferise ekstreme
Kesaj familje I mungojne kushtet me minimale per jetese, perfshire edhe ate te nje banese per te futur koken, pasi aktulisht banesa e tyre jo vetem qe nuk ploteson asnje nga kushtet normale per jetese, por eshte edhe teresisht e rrenuar dhe amortizuar. Gjithe te ardhurat e kesaj familje, permblidhen ne dy pensinet e invaliditetit, por edhe ata jo te plota, por vetem 97 mije leke te vjeter, qe marrin Feriti dhe Luljeta.
Ne mungese te ambienteve, ne hyrje te baneses jane munduar te improvizojne nje kuzhine me plasmas, ku siper stufes nuk ka asgje perveçse nje dore krande me te cilat duan te krijojne flake, por nuk kane se çfare te gatuajne. Çdo gje ne kete familje vret, pa banjo, dritare pa xhama, por me plasmas dhe kompesata, pa divane, krevate e shtresa fjetje, vetem nje dhome krejt e nxire, qe ngjallin veçse trishtim, sidomos per femijet Manjola e Elidon Doga qe vijojne mesimet perkatesisht nne klasen e 7-te dhe te 5-te dhe qe mesojne shume mire edhe pse nuk kane asnje lloj kushti per nje gje te tille.
Ne kushte te tilla kur te ardhurat e kesaj familje nuk plotesojne as kushtin me minimal per jetese, pasi edhe pensioni I pjesshem qe ata marrin shkon per blerjen e ilaçeve, jane te afermit qe perpiqen t’I ndihmojne sado pak, te cilet apelojne per ndihme strukturat shoqerore, biznesmene dhe strukturat shteterore te sherbimit social.
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit