E premte, 29 Mars, 2024

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës së Vajkalit.

Më në fund edhe Vajkali do jetë me rrugë të asfaltuar. Këto ditë ka nisur puna për ashaltimin e rrugës së Vajalit nga ana e bashkisë Bulqizë, Bëhet fjalë për sistemim-asfaltimin e një segmenti rrugor me gjatësi prej rreth 1.2 kilometra përfshirë edhe një urë lidhëse të këtij fshati me rrugën nacionale, me vlerë 15 milion lekë të reja.
Rruga përvecse shtresave të stabilizantit me zhafvor dhe asfaltit do të ketë edhe kanalet anësore të rrjedhjes së ujrave. Firma ndërtuese Balla shpk në administrim të Gëzim Ballës djalit të këtij fshati është tejet e angazhuar që punimet të mbarojnë në një kohë record dhe me cilësi, gjë për të cilën është e interesuar edhe bashkia Bulqizë e cila sic dhe thotë vetë kryetari actual Myfit Durici, nuk ka kohë për të humbur pasi do nisin edhe investime të tjera sic dhe është ai për ndërtimin e pedonales.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit