E premte, 19 Prill, 2024

JASHARI: “PROBLEME ME SHITJEN E FRUTAVE”

Ndonëse ishte një stinë e cila i dha mundësi bujqësisë të ketë një prodhim të kënaqshëm, sërisht fermerët e Dibrës nuk kanë marrë atë çfarë prisnin. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë për Qarkun Dibër, Novruz Jashari, në një intervistë të dhënë për Tv, B ulqizen thotë se fermerët kanë hasur probleme në tregtimin e prodhimit të tyre. Sipas tij më të prekur kanë qenë fermerët e prodhimit të qershisë, të cilët janë detyruar të shesin prodhimin e tyre me një vlerë të ulët në treg, krahasuar një vit më parë. Megjthatë numri një i bujqësisë në qark thotë se nga ana e institucionit të tij janë dhënë të gjitha këshillat dhe udhëzimet për fermerët.
Sa i përket prodhimit të mollës që Dibra njihet për një gjë të tillë, Jashari thotë se duke qenë se sasi mendohet të jetë më e vogël se vitin e kaluar, shitja mund të bëhet me çmim të arsyeshëm dhe të mos mbesë stog.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit