E enjte, 28 Mars, 2024

Bulqizë, Nis aksioni I qeverisë kundër informalitetit të bizneseve.

Ka nisur sot aksioni i qeverisë kundër informalitetit te bizneseve. Në nisje të këtij aksioni TvBulqiza, ka investiguar në qytetin e Bulqizës, për startimin e këtij operacioni tejet të rëndësishëm, pasi lufta kundër informalitetit, siç dhe është shprehur ministri I Financave, Shkëlqim Cani, do të sjellë më shumë të ardhura në buxhet, që do të përkthehet në ulje taksash dhe rritje rrogash. Nga vëzhgimet e bëra në ditën e sotme nga ana e grupit të xhirimit të TVBulqizës, rezultoi se ka lëvizje në këtë drejtim, ku bizneset janë ndërgjegjësuar për regjistrimin e tyre në QKR, këto ditët e fundit të gushtit ka patur fluks në rritje të biznesit të vogël për regjistrim. Po kështu bizneset kanë treguar kujdes në paisjen me kasa fiskale dhe konsumatorëve me kupona tatimor…sink Por, ka edhe raste kur blerësit nuk paisen me kupon tatimor nga ana e bizneseve Ndërkohë sipas ligjit, aksioni i qeverisë kundër informalitetit, ndëshkon me gjobë reciprokisht si biznesin ashtu edhe konsumatorët, ndaj edhe blerësit duhet të jenë të vëmendshëm që duke filluar nga dita e sotme për çdo mall që blejnë, të kërkojnë pranë bizneseve që të paisen me kuponin tatimor…………..sink…banor…

Artikuj te ngjashem

Me te fundit