E premte, 26 Prill, 2024

Bulqizë, RISHM-i takim me bizneset e kromit.

Pas aksidentit të ndodhur në një nga galeritë e braktisura në Selishtë të Dibrës, ku humbën jetën dy të rinj duke nxjerrë krom, ka ardhur menjëherë reagimi i MEI-it, me bllokimin e 62 galerive për mosplotësim të kushteve të sigurisë në punë dhe revokimin e 18 lejeve minerare në zonën Bulqizë-Batër. Në vijim të këtij reagimi, Reparti I Inspektim Shpëtimit të Minierave, pranë Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë, ka organizuar në ditën e sotme një takim me bizneset e kromit që veprojnë në zonën kromnxjerrëse Bulqizë-Batër Martanesh. Takimi u zhvillua në ambientet e lokalit Dani, ku morën pjesë dhjetra biznesmenë të kromnxjerrjes në këtë zonë. Në fjalën e tij, drejtori I RISH-it, Rrapush Tola, bëri prezent për pjesmarrësit qëllimin e organizimit të këtij takimi, I cili siç tha ai, fokusohet në plotësimin, përmirësimin dhe zbatimin rigoroz nga ana e firmave kromnxjerrëse të kushteve të sigurisë në punë për minatorët. Shkurt dhe prerë ai tërhoqi vëmendjen e subjekteve kromnxjerrëse që veprojnë në zonën Bulqizë-Tërnovë-Martanesh, që të zbatojnë dhe të përmirësojnë kushtet e sigurisë në punë për minatorët. Ky debat që do zhvillojmë, tha ai në hapje të fjalës së tij, ka për qëllim që të nxjerrim në pah të metat dhe dobësitë edhe në punën tuaj dhe atë të RISHM-it, që të përmirësojmë më mirë dhe të risim përgjegjësinë tonë të përbashkët në subjektet minerare që drejtojmë.
Më pas takimi ka vijuar pa praninë e mediave, ku është debatuar për plotësimin dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në punë, për të shmangur aksidentet në minierë me humbje të jetëve njerëzore.
Për të marrë një informacion më të detajuar për zhvillimin e këtij takimi, TVBulqiza intervistoi drejtorin e RISHM-it, Rrapush Tola…

Artikuj te ngjashem

Me te fundit