E shtunë, 20 Prill, 2024

Diber.Çahet Koalicioni PS – LSI. PD voton kandidatin e LSI

Rreth ores 12.20 te dites se premte ne sallen e mbledhjeve te keshillit te qarkut Diber eshte zhvilluar mbledhja e rradhes per zgjedhjen e kryetarit te keshillit te qarkut ku 17 keshilltaret te dale nga keshillat bashkiake te Burrelit,Klosit.Bulqizes dhe Peshkopise votuan per kreun e ri te qarkut Diber per tre kandidatet e propozuar nga subjektet politike PS , LSI dhe PD,perkatesisht
1.Qazim Gjoni PS, Hajri Laçi LSI,dhe Sabri Laçi PD
Pas votimit dhe numerimit te votave kryetar I ri I Qarkut Diber u zgjodh kandidati I LSI Hajri Laçi me 10 vota i ndjekur nga kandidati I PS Qazim Gjoni me 7 vota ……. Ajo qe ra ne sy ishin dhe 4 votat e perfaqesuesve te PD ne mbeshtetje te kandidadtit te LSI Hajri Laçi.
Me pas u vijua me zgjedhjen e nenkryetarit te keshillit te qarkut ku kishim te bejme me te njejtin konfiguracion votash e per pasoje rezultati nxorri fitues kandidatin e PD Fehmi Hoxha……. Rrjedhja e votave të majta dhe bashkimi i LSI me PD për të mundur PS është i hapur. Kolaicioni i djathtë ka në këshillin e Qarkut Dibër vetëm katër anëtarë, ndërsa LSI 5 anëtarë. Por për të përbërë numrin 10 me të cilin u zgjodhën edhe postet drejtuese, do të thotë se edhe një anëtar i Partisë Socialiste ka votuar kandidatët e PD e LSI për postin e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Dibër.
Sipas perfaqesuesit te grupit te PD Nezir Rizvani votimi ishte i fshehte dhe ne moren pjese ne gare me perfaqesuesin tone ……
Burime jo zyrtare konfirmojne faktin se mosmarreveshjet e fundit ne mes LSI dhe PS per krijimin e hapsirave per kandidatet e LSI per administrator ne njesite bashkiake ka perplasur sot zyrtarisht perfaqesuesit e grupit me te madh ne vend PS – LSI por ajo qe duhet thene eshte dhe fitorja pas 24 vjetesh e se majtes ne kete qark te dominuar dhe iniciuar nga e djatha .

Artikuj te ngjashem

Me te fundit