E enjte, 25 Prill, 2024

DSHP Bulqize sensibilizim per diten boterore te semundjeve te zemres

Dita Botërore e zemrës mbahen në nivel global çdo vit ne fundin e muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.Me kete rast edhe drejtoria e shendetit public Bulqize zhvilloi ne sallen e qendres kulturore nje takim sensibilizues per kete dite.Ne kete takim qe drejtohej nga sherbimi i promocionit ne drejtorine e shendetit public referuan temat e tyre perpara te pranishmeve mjekja Eva Pata dhe mjekja e familjes Rosaela Gjapi Tema kryesore qe u trajtua ishte “Per nje ushqyerje te shendeteshme dhe plot shije”Duke qënë se sëmundjet kardiovaskulare,në shumicën e tyre,lidhen ngushtësisht me faktorët e stilit të jetesës të cilët janë të modifikueshëm,të trajtueshëm dhe të kontrollueshëm ,atëhere apeli bëhet për të nxitur marrjen e masave për të shpëtuar njerëzit, jetën e tyre,duke bërë vetëm disa ndryshime,të cilat mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru:,si inkurajim për ushqim të shëndetshëm, inkurajim për kryerje të aktivitetit fizik,shmangien e përdorimit të duhanit dhe kontrollin e rregullt të presionit të gjakut. Nuk duhet harruar, u tha ne takim,se shpesh herë ndryshime të vogla sjellin përfitime të mëdha.Ne perfundim ne I morem nje prononcim mjekeve referuese…

Artikuj te ngjashem

Me te fundit