E mërkurë, 24 Prill, 2024

BURREL, MBAHET KONFERENCA E URDHËRIT TË INFERMIERIT

Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë mbajti sot Konferencën e Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor në Mat, me qëllim përmirësimin e sjelljeve etiko-profesionale të infermierëve dhe rritjen e nivelit profesional të tyre. Në këtë konferencë u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohjeje të urdhërit të infermierit për shumë infermier të cilët me punën e tyre ndër vite kanë treguar profesionalizëm. Po ashtu në këtë konferencë u zhvilluan një sërë temash për të rritur nivelin e profesionalizmit në rrethin e Matit. Pjesmarrës në këtë konferencë ishin mbi 100 infermier, drejtues të institucioneve shëndetësore në Mat, Bulqizë dhe Dibër si dhe përfaqësues të pushtetit vendor……Konferencën e çeli Presidentja e Urdhërit të infermierit për qarkun e Dibrës, Shpresa Bici: ……Presidenti i Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë, Sabri Skënderi, tha se kjo konferencë gjithëpërfshirëse do të shërbejë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit nga ana e infermierëve si dhe të kushteve në të cilat ata punojnë, përgjegjësi të institucioneve vartëse që me implementimin e reformës territorial do të jenë të bashkive. Nga ana tjetër Skënderi tha se ky takim shërbeu edhe për njohjen e gjendjes në të cilën shërbejnë këto infermierë nëpër qendra shëndetësore të qarkut të Dibrës:
Sink… Sabri Skënderi… President i Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë…

Artikuj te ngjashem

Me te fundit