E enjte, 28 Mars, 2024

PREFEKTJA E QARKUT DIBER PËR RRUGËN NACIONALE PESHKOPI SKURAJ

Dëmtimi i rrugës nacionale Dibër – Skuraj dhe mungesa e mirëmbajtjes ka shqetësuar edhe institucionin e prefektit të Qarkut Dibër. Në një intervistë të dhënë për Tv Bulqizen, prefektja e Qarkut Dibër, Donika Hysenaj, tha se për rrugën është vënë në dijeni drejtoria Rajonale e Rrugëve Nacionale Shkodër, e cila sipas saj është shprehur se konçensioni është në tenderim e sipër. Sipas Hysenajt, institucioni që ajo përfaqëson ka kërkuar një informacion të detajuar drejtorisë përkatëse se si është menazhuar situata deri tani dhe cilat janë investimet që janë kryer gjatë periudhës konçensionare. Pas kësaj, prefektja Donika Hysenaj, tha se do të vërë në dijeni ministrinë e linjës, në mënyrë që të përshpejtohen procedurat e konçensionit pasi jemi në prag të stinës së dimrit

Artikuj te ngjashem

Me te fundit