E shtunë, 20 Prill, 2024

Kryetari i bashkise Damzi: “Kemi siguruar lëndën djegëse për shkollat”

Edhe pse afati i pajisjes më lëndën djegëse të shkollave është data 15 Nëntor, bashkia e Bulqizës ka menduar që të mos presë këtë datë për furnizimin me lëndë drusore. Në një intervistë për Tv Bulqiza, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, thotë se është parë e arsyeshme nisur edhe nga temperaturat e ditëve të fundit, që shkollat e kësaj njësie vendore të pajisen më shpejt me drutë e zjarrit. Për këtë, ai vetë ka ngritur një komision të posatçëm për të bërë matjet e sasisë së dërguar nga firmat pranë shkollave:
Bulqiza njihet si një ndër vendet më të ftohta të rajonit verilindor, e për këtë shkak nevoja për ngrohje është shumë e madhe. Në këtë kontekst, shkollat e kësaj njësie vendore përdorin drurin për tu ngrohur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit