E martë, 23 Prill, 2024

Doli nga shtypi Nr 7 i Gazetes Bulqiza

Ka dale nga shtypi numri 7 I Gazetes Bulqiza gazete kjo e permuajshme ,organ I shoqates atdhetare kulturore Bulqiza, me drejtor Edmond Isaku dhe kryeredaktor Halil Rama. Ne kete numer nder te tjera do te mund te lexoni, ne rubriken focus doctor Martin cukalla me shkrimin Bulqiza , e stermbushur me probleme te vjetra e te reja. Nder te tjera nenvizon “ Une mendoj per qytetet Bulqize dhe kraste ku po shteron jeta, per eksportin e vendit qe po humbet zerin kryesor e te sigurte ne prodhimet minerare, per shtetin qe po humbet renten, per ate numer jo te vogel subjektesh minerare qe perdite po bjerren e po ashpersojne qendrimet per mbijetese etj. Bulqiza eshte nje ekonomi reale qe eshte ndertuar mbi nje trashegimi dhe deri tani ka mbijetuar vetem nga ajo trashegimi. Kjo ekonomi reale eshte ne lëngatë dhe ata qe e kane detyre te vene re lengaten e te ndermarrin hapa sheruese, as e kane bere as po e bejne kete. “Ne rubriken histori vjen shkrimi nga pjeter Tarazhi dhe Gjin Kaçorri, “gjeniu I minierave todo Manco, kryeinxhinieri I te gjitha koherave.” Ne kete artikull nder te tjera ata theksojne se kromi ne Shqiperi nuk mund te kuptohet pa gjeniun e minierave Todo Manco. Ne kete numer ne rubriken studim nga Aishe Begu do te lexoni , ”Planifikimi dhe menaxhimi I territorit, factor te rendesishem zhvillimi”. Ne kete shkrim autorja thekson se “Eshte e domosdoshme qe te ofrohet nje baze strategjike mbi bazen e disa perfundimeve dhe sugjerimeve ne lidhje me perdorimin e hapesires dhe rregullimin e territorit per qendrat urbane e rurale te bashkise Bulqize, ne mbeshtetje te procesit te planifikimit urban dhe ndarjes se re administrative”
Po ne kete numer ne rubriken opinion, nga Sami Curri botohet shkrimi me titull “Rinia bulqizake, peme e thare nga nje gozhde e ngulur”.
Ne rubriken profil te kesaj gazete nga shkrimtari Lutfi Hanku botohet shkrimi “mistika e Baba Fejzes”. Nder te tjera ne kete shkrim do te lexoni “Baba Fejze Bulqiza, ky filozof mistik idealist, misionar I perhapjes se bektashizmit ne veri te Shqiperise, patriot nacionalist, udheheqes popullor kunder sundimit otoman dha jeten per hak e per atdhe. Ai lindi ne Vajlak te bulqizes , u mëkua e u rrit ne nje ambjent fetar mistik te dajave dhe perkujdesjes se nenes se tij, Zelije.” Po ne rubriken profil , ne kete gazete do te lexoni edhe disa ese te shkruara nga Erjona Keta , nje tregim te shkruar nga Orland Novaku dhe nje poezi nga Gentjan Lami. Ne faqen 10 te kesaj gazette ne rubriken kulture, do te lexoni edhe 2 shkrime te shkruara nga Nafije Jella dhe Destan Rama , analize per librin “urtesi nga bulqiza” e autorit jorgo kola.
Po ne kete numer gazete, ne faqen 11 te saj , ne rubriken personazh pasqyrohet edhe veprimtaria e Hidër Camit, kryetar I keshillit nacional-clirimtar qe vdiq ne burgun komunist. Ne kete gazete do te lexoni edhe mjaft shkrime te tjera. Kete numer gazette mund ta beni tuajen duke e blere ate ne piken e shitjes se shtypit te perditshem ne qender te qytetit . ne pedonale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit