E enjte, 28 Mars, 2024

Rikthehet pas 16 vitesh energjia elektrike ne Gjinovec

Rreth 70 shtepi te fshatit Gjinovec te Bulqizes, te cilat kane qene para vitit 90, pas hyrjes se demokracise, dhe pikerisht pas rremujave te vitit 97, ketij fshati ju vodhen rreth 10 km linje elektrike dhe 70 shtepi te ketij fshati paten mungese te energjise elektrike. Banoret e ketij fshati u detyruan qe 80% te largohen nga Gjinoveci, vec per arsye te mungeses se energjise elektrike. Ndersa 17 familje te tjera, ne pamundesi per tu larguar, qendruan ketu, duke perdorur petrogazin me nje shiringe, te modifikuar duke ndricuar ambjentin. Banoret shprehen se ishte e pabesueshme qe do rikthehej energjia elektrike ne kete fshat. Ne kete linje jane investuar mbi 100 milion leke, per rikthimin e energjise elektrike. Keshtu ata shprehen te kenaqur nga qeveria shqiptare per investimin e bere ne kete linje, dhe rikthimin te energjise elektrike. Banoret e ketushem jetojne vetem me patate me bime medicinale. Pervec energjise elektrike nuk nuk i shqetesonte asgje, sepse sipas tyre jeta ne Gjinovec eshte me e mire se ne qytetete, pasi jane tmerruar nga permbytjet e shumta te diteve te fundit. Sipas tyre ajri i paster, ushqimet bio, dhe natyra e gjelbert, jane faktore te cilet nuk shkeputesh dot prej ketij fshati.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit