E shtunë, 20 Prill, 2024

Bulqizë, dështon mbledhja e këshillit bashkiak

Dështon mbledhja e këshillit bashkiak Bulqizë, e para këtij lloi për vitin 2016-të. Shkak për këtë është bërë ndërhyrja e këshilltarit të PS-së ish kryetarit të kësaj bashkie, Myfit Duriçi, i cili kontestoi zhvillimin e kësaj mbledhje, me pretendimin se këshilltarët nuk janë njohur me projekt-vendimet përkatëse. Ka qenë një kërkesë e përsëritur kjo e këshilltarëve, që ata të njihen me projekt-vendimet e Bashkisë, të paktën 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes, ashtu siç dhe e parashikon ligji. Kjo u bë shkak për ndezjen e debateve që çuan në shtyrjen e kësaj mbledhje në një datë tjetër, por jo vetëm, pasi një gjë e tillë çoi në përplasje edhe midis këshilltarëve dhe administratës së Bashkisë. Për më hollësisht ndiqni kronikën……………

Artikuj te ngjashem

Me te fundit