E hënë, 29 Prill, 2024

Kodheli në Klos, ndërtohet ura për 5 mijë banorë, inspektohen tunelet e MB

Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli ishte sot në Bashkinë e Klosit ku inspektoi punimet për ndërtimin e një ure pasarelë në bashkëpunim me pushtetin vendor. Bashkia e Klosit ka bërë të mundur ndërtimin e këmbëve të urës së ish pazarit të vjetër, ndërsa ministria e mbrojtjes ka siguruar elementët metalik me një gjatësi prej 42 metrash. Kjo urë do tju shërbejë rreth 5 mijë banorëve të njësisë administrative Xibër dhe disa fshatrave të njësisë administrative Klos. Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa, duke falenderuar ministren për bashkëpunimin e ftoi atë ta mbështesë për vazhdimin e projektit, hapjen e 2 km rrugë me mjetet e ushtrisë:
Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli tha se ndërtimi i kësaj ure është në vazhdën bashkëpunimeve civil-ushtarak. Ministrja Kodheli i premtoi kryebashkiakut Çupa, vazhdimin e mbështetjes edhe për hapjen e 2 km të rrugës
Ndërsa ish ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se rëndësinë e investimeve në këtë zonë ta kthejmë në më shumë ura e projekte të tjera
Më pas Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, inspektoi edhe tunelet ushtarake në Klos, ku po bëhet pastrimi dhe çertifikimi i pastërtisë. Sipas saj, këto objekte pasi të pastrohen dhe çertifikohen për mosrrezikshmëri, do t’i vihen në dispozicion pushtetit vendor apo privatëve që mund të interesohen për shfrytëzimin e tyre

Artikuj te ngjashem

Me te fundit